BE iu bën presion 6 shteteve për të caktuar mbikëqyrësit e platformave online

BE iu bën presion 6 shteteve për të caktuar mbikëqyrësit e platformave online

14:05, 24/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni Evropian nisi sot më 24 prill 2024, procesin ligjor për shkelje ndaj Estonisë, Polonisë dhe Sllovakisë, sepse ato nuk i kanë caktuar ende Koordinatorët e Shërbimeve Dixhitale, rregullatorët kombëtarë të nevojshëm sipas rregullores së platformës së BE-së.

Afati i fundit për vendosjen e këtyre vëzhguesve – të cilët janë pika kryesore e kontaktit të platformës online për të ndihmuar Komisionin Evropian në mbledhjen e provave mbi zbatimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) – ishte 17 shkurti.

Përveç kësaj, Qiproja, Çekia dhe Portugalia morën gjithashtu një letër zyrtare nga Komisionit sepse nuk i fuqizuan rregullatorët e tyre me kompetencat e nevojshme për të kryer detyrat e tyre, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve në rastet e mospërputhjes, sipas Komisionit.

“Koordinatorët me fuqi të plotë të Shërbimeve Dixhitale të çdo shteti anëtar janë thelbësorë për ushtrimin e të drejtave të reja tëkrijuara sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, veçanërisht për të garantuar që përdoruesit mund të paraqesin ankesa nga vendbanimi i tyre kundër platformave, për të dhënë statusin e flamurtarëve të besuar dhe për të korrigjuar kërkuesit, ”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Shtetet kanë dy muaj kohë për t'u përgjigjur dhe për t’i dhënë zgjidhje, mangësive të vërejtuara nga Komisioni. Si hap tjetër i mundshëm në procesin e shkeljes, Komisioni mund të vendosë të nxjerrë opinione të arsyetuara.

Euroneës raportoi në shkurt se ndërsa Akti i Shërbimeve Dixhitale hyri në fuqi gushtin e kaluar, vetëm një pjesë e vogël e shteteve kishin emëruar një rregullator kombëtar deri në atë fazë.

Sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, platformat online me më shumë se 45 milionë përdorues mesatarisht në muaj në BE duhet të respektojnë rregulla strikte, të tilla si kërkesat e transparencës dhe mbrojtja e të miturve në internet.

Koordinatorët kombëtarë takohen me Komisionin nën bordin mbikëqyrës të BE-së në përpjekje për të përmirësuar legjislacionin kombëtar dhe për t'u dhënë përdoruesve në të gjithë Bashkimin Evropian të njëjtat të drejta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco