Antisemitizmi në kampuset universitare/ Soros sponsorizon studentët e ekstremit të majtë

Antisemitizmi në kampuset universitare/ Soros sponsorizon studentët e ekstremit të majtë

11:11, 24/04/2024
A+ Aa A-

Drejtori i FBI, Christopher Wray, deklaroi se byroja raporton se janë shtuar kërcënimet antisemitike dhe dhuna antisemitike.

Reagimi i tij erdhi pas protestave të nxehta në disa kampuse universitare në SHBA.

Në qendër të protestave është kampusi i universitetit ‘Columbia’.

Sipas FOX News, protestat kanë nisur pas datës 7 tetor dhe po kulmojnë ditët e fundit.

Ndërkohë, Daily Mail shkruan se këto protesta po nxiten nga grupe studentësh të ekstremit të majtë.

Gazeta thekson se protesta në universitetin ‘Columbia’ po mbështetet nga fondet e miliarderit ultramajtist, George Soros.

Më konkretisht, miliarderi po mbështet një grupim të quajtur ‘Jewish Voice for Peace’, që ka rol qendror në protestë.

Që prej vitit 2016, ky grup ka marrë të paktën 650 mijë dollarë nga miliarderi Soros.

Ndërkohë të paktën 100 studentë janë arrestuar pas protestave të fundit në kampusin e universitetit ‘Columbia’.

Daily Mail shkruan se pas këtyre protestave qëndron edhe një grup që mbështet Hamasin dhe që ka vlerësuar sulmin e tmerrshëm të 7 tetorit të vitit të shkuar në Izrael.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco