Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:19, 24/04/2024
A+ Aa A-

Gaza/ Gjendet një varrezë masive; Izraeli mohon të ketë gisht

Image

Është gjetur një varrezë masive pranë spitalit “al-Nasser” në zonën Khan Yunis, ku mendohet se janë varrosur rreth 300 trupa. Palestinezët kanë akuzuar ushtrinë izraelite për krijimin e kësaj varreze masive, por Forcat e Mbrojtjes Izraelite mohojnë të kenë gisht.

“Akuzat se ushtria izraelite varrosi në një varr masiv kufomat e palestinezëve janë të pabaza”, deklaroi ushtria, duke shtuar se u përpoq që të gjente pengjet dhe të zhdukurit, si dhe ekzaminoi me kujdes kufomat, në vendet ku të dhënat e inteligjencës izraelite tregonin se mund të ishin fshehur pengjet.

Ukrainë/ Rusia merr kontrollin e plotë të një qyteti

Image

Ministria e Mbrojtjes ruse ka konfirmuar se ka marrë nën kontroll qytetin Novmykhalivka, një pikë e rëndësishme që mund të ndihmojë vendin pushtues të përparojë më tej me sulmet e saj. Qyteti nuk ka ndonjë rëndësi ushtarake, por të çon drejt vendbanimeve të ukrainasve.

Forcat ruse mësynë në këtë qytet më 9 shkurt dhe e pushtuan plotësisht, në një rreze prej 5 km. Ekziston mundësia që forcat ruse të kërkojnë të shkojnë më tej, drejt qytetit Kostyantynivka, duke synuar edhe Bakhmut.

LeCanton27: Në Dubai ka rreth 500 eskorta shqiptare

Image

Gazeta zvicerane LeCanton27 ka bërë një investigim në Dubai dhe ka dalë në konkluzionin se rreth 500 vajza shqiptare janë eksorta në këtë vend. Me një popullsi prej 3 milionë banorësh, në Dubai ka rreth 50 mijë punonjëse seksi. Në vitin 2006, nga Emiratet e Bashkuara Arabe u përzunë rreth 4.300 prostituta të huaja.

Sipas investigimit, ato kamuflohen sikur punojnë në kompani të ndryshme. Në qershor të vitit 2023, Reuters ka publikuar një investigim “Si tortura, mashtrimi dhe mosveprimi mbështesin industrinë e lulëzuar të trafikimit të seksit në Dubai”, ku cilësohet se me ose pa dëshirë, vajzat janë të detyruara të punojnë në shtëpi publike, restorante, hotele, klube nate e bare. Disa prej vajzave kërcënohen me vdekje dhe se do t’i hedhin në shkretëtirë nëse nuk tregohen të bindura.

Maqedonia e Veriut/ Zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Image

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale dhe qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit. Të drejtë vote kanë plot 1,814,317 votues, të cilët duhet të vendosin mes 7 kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut.

Për rolin e presidentit garojnë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Bujar Osmani, Arben Tavari Maksim Dimitrievski dhe Stevçe Jakimovski.

Sipas dispozitave ligjore, në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave në listën zgjedhore, e thënë ndryshe: Gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco