Si e zbuloi studiuesi italian në Herculaneum, vendin ku u varros Platoni

Si e zbuloi studiuesi italian në Herculaneum, vendin ku u varros Platoni

14:26, 23/04/2024
A+ Aa A-

Papiruset e lashta u gjetën në vilën në pronësi të vjehrrit të Julius Çezarit dhe u shkatërruan nga shpërthimi i Vezuvit më vitim 79 të e.s.

Ashtu si për shumë figura të shquara të botës së lashtë, vendi i varrimit të Platonit ka qenë subjekt i spekulimeve.

Shkrimet e filozofit kryesor grek përbëjnë themelin e filozofisë perëndimore, arteve dhe shkencës politike nëpërmjet veprës së tij kryesore, Republika.

Dialogjet e tij Sokratike e njohën botën perëndimore me gjigantin intelektual që përcaktoi praktikisht etikën, marrëdhëniet qytetare dhe metodën sokratike mbi të cilën bazohet pedagogjia moderne.

Platoni vdiq në moshën rreth tetëdhjetë vjeç në vitin 347 pes.

Së fundmi, eksperti i Universitetit të Pizës, Graziano Ranocchia, tha të martën, më 23 prill 2024, se papirusi Herculaneum mund të identifikojë vendin e saktë ku ai u varros.

Papiruset Herculaneum janë një koleksion i mrekullueshëm prej më shumë se 1800 rrotullash papirusi që u zbuluan në shekullin e 18-të në vilën e papiruseve në Herculaneum.

Këto tekste të lashta u karbonizuan nga shpërthimi katastrofik i malit Vezuv në vitin 79 të es, i cili shkatërroi në mënyrë të famshme qytetet romake të Pompeit dhe Herkulaneumit.

Vila, që besohet se i përkiste vjehrrit të Julius Cezarit, u varros nën hirin vullkanik, duke i ruajtur papiruset në një gjendje të djegur.

Pavarësisht gjendjes së tyre të brishtë, këto rrotulla janë të paçmueshme pasi përbëjnë të vetmen bibliotekë të mbijetuar nga lashtësia me tekste të plota.

Shumica e rrotullave përmbajnë vepra filozofike greke dhe përpjekjet për t'i lexuar ato kanë vazhduar që nga zbulimi i tyre.

Përpjekjet moderne kanë përfshirë teknika të sofistikuara të imazhit dhe inteligjencën artificiale, të cilat kanë ofruar mënyra të reja për të deshifruar tekstet pa i zbërthyer fizikisht ato, duke shmangur kështu dëmtimin e mëtejshëm.

Rëndësia e këtyre papiruseve qëndron jo vetëm në përmbajtjen e tyre, por edhe në potencialin e tyre për të zbuluar tekste klasike të humbura të referuara nga autorë të tjerë antikë. Leximi i rrotullave është jashtëzakonisht i vështirë dhe mbart rrezikun e shkatërrimit të tyre.

Vendndodhja e varrimit të Platonit përmbahej në mijëra fjalë të reja dhe fjalë të lexuara ndryshe në papirus mbi historinë e Akademisë nga Philodemus i Gadara, një filozof dhe poet epikurian që jetonte në Herculaneum.

Ranocchia tha se tekstet sugjeronin se vendi i varrimit ishte në një kopsht të rezervuar për Platonin në një zonë private në Akademinë e Athinës, pranë faltores së shenjtë të Muzave.

Studiuesi e bëri njoftimin në Bibliotekën Kombëtare të Napolit ku prezantoi rezultatet afatmesme të projektit kërkimor "Shkollat Greke" të kryer me Këshillin Kombëtar të Kërkimit.

Akademia Platonike u shkatërrua nga diktatori romak Sulla në vitin 86 para Krishtit./ar/sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Platoni: Hulumtimet italiane zbulojnë vendin e saktë të varrimit të tij në Athinë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco