‘Sa më shpejt ndihma ushtarake’, Biden i jep garanci Zelensky-t

‘Sa më shpejt ndihma ushtarake’, Biden i jep garanci Zelensky-t

12:56, 23/04/2024
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden ka informuar homologun ukrainas Zelensky se ndihma ushtarake prej 61 miliardë dollarësh do t’i kalojë Kievit menjëherë sapo të jetë aprovuar në Senat.

 Në një bisedë telefonike një ditë pasi paketa u aprovua nga Dhoma e Përfaqësuesve, Biden garantoi Zelenskyn se asistenca ekonomike amerikane do të ndihmonte në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rindërtimin e Ukrainës.

Zelensky, që u takua me anëtarë të Kongresit në Kiev, e cilësoi draftin amerikan si “historik”.

“Ne folëm për këtë, për mënyrën se si të nxitojmë që paketa e ndihmës ushtarake, jetike për ushtarët tanë, të kalojë në fushën e betejës”, tha Zelensky.

Ndërkohë, ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të BE-së u takuan në Luksemburg, ku ranë dakord se Ukraina ka nevojë për sisteme më të mira të mbrojtjes ajrore. Por ata nuk u angazhuan për t’i dhënë vendit sisteme “Patriot”, por u fokusuan tek ndihma financiare.

“Më vjen keq, por unë nuk kam sisteme “Patriot” këtu në Bruksel. Ato janë në kryeqytete dhe u takon atyre të vendosin. Dua të insistoj se, një raketahedhës pa një lokalizues është i kotë dhe po ashtu lokalizuesit pa raketahedhës. Ndaj na duhen të dyja”, u shpreh Borrell.

Deri më sot, vetëm Gjermania i ka dhënë një bateri raketash “Patriot” Ukrainës, mjet që vendit i duhet dëshpërimisht për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco