Shkrimtari fitues i Pulitzer, David Mamet, e quan diversitetin e Hollivudit ‘totalitarizëm fashist’

Shkrimtari fitues i Pulitzer, David Mamet, e quan diversitetin e Hollivudit ‘totalitarizëm fashist’

12:04, 23/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë Festivalit të Librave të “Los Angelos Times”, David Mamet foli kundër iniciativave të Hollwëood për të krijuar diversitet, barazi dhe përfshirje,

Dramaturgu legjendar, regjisori dhe skenaristi fitues i çmimit Pulitzer, David Mamet, nuk i ka zbutur fare fjalët e tij.

Shkrimtari i “ The Untouchables” -  "Glengarry Glen Ross" – "Oleanna" - "The Postman Always Rings Twice" dhe i “Wag the Dog” foli për përpjekjet e industrisë së artit për të nxitur diversitet më të madh, barazi dhe përfshirje në radhët e saj. Dhe ai nuk është adhurues i saj.

"Diversitet-barazi-përfshirje është pleh," tha Mamet në Festivalin e Librit në Los Angeles Times.

Ai shtoi se këto përpjekje ishin "totalitarizëm fashist".

Dramaturgu dhe regjisori, i cili ka punuar në Hollywood që nga vitet 1980, ishte aty për të folur rreth kujtimeve të tij të plota “Everywhere an Oink Oink: An Embittered, Dyspeptic, and Accurate Report of Forty Years in Hollyëood".

Ai më tej kritikoi grupimin liberal në Hollyëood kur foli për rregullat e përfshirjes që Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbatuar për filmat që do të konsiderohen për kategorinë e filmit më të mirë të Oscar.

Në lidhje me rregullat e reja të diversitetit, për të ndihmuar në avancimin e përfaqësimit të LGBTQ+, grave, pakicave etnike dhe personave me aftësi të kufizuara, Mamet tha: “Unë nuk mund t'ju jap një statujë të ndyrë shkë.... nëse ju nuk keni 7% të kësaj, 8% të kësaj!!!  Është e bezdisshmer.”

Në librin e tij, Mamet i përshkruan udhëheqësit e këtyre iniciativave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes si "kapot e diversitetit" dhe "komisarët e diversitetit".

Mamet argumentoi më tej se kolegët e tij janë më të mirë në shitjen e kokoshkave, sesa në përpjekjen që të përmirësojnë përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara.

Mamet refuzoi gjithashtu që fëmijët e tij, përfshirë Zosia Mamet, e cila luajti në HBO's Girls dhe së fundmi në Madame Web, janë fëmijë me lidhje nepotike.

Sipas shkrimtarit fitues të çmimit, fëmijët e tij nuk kanë gjetur ndonjëherë punë për shkak të lidhjes së tyre me të.

“Ata nuk kanë përfituar nga asnjë lloj privilegji,” këmbënguli Mamet. "Ata e fituan atë me meritë... Askush nuk u dha kurrë një punë fëmijëve të mi për shkak të lidhjes me mua."

Libri i kujtimeve të David Mamet "Everywhere an Oink Oink: Një raport i hidhëruar, dispeptik dhe i saktë i dyzet viteve në Hollyëood" do të publikohet në vjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco