Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Katastrofa ka goditur çdo cep të Rripit të Gazës', AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë

'Katastrofa ka goditur çdo cep të Rripit të Gazës', AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë

11:13, 23/04/2024
A+ Aa A-

Aktualisht në Rafah ndodhen 1.5 milionë palestinezë, shumë të zhvendosur aty në përpjekje për t’i shpëtuar sulmeve të Izraelit.

Organizatat humanitare kanë ngritur në vijimësi shqetësimin në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar, pasi civilët rrinë në radhë për të siguruar pak ujë apo ushqim për familjet e tyre.

AlJazeera raporton se katastrofa ka goditur çdo cep të Rripit të Gazës, ndërsa skena të fëmijëve në rrugët e mbushura me rrënoja që përpiqen të gjejnë ushqim për anëtarët e familjes së tyre mund të shihen kudo.

Në pjesën veriore të Gazës, uria ka shkaktuar tashmë vdekjen e të paktën 30 fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco