Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Pas përplasjes shoferi ngec në makinën që i përfshi nga zjarri, kalimtarët heronj e shpëtojnë në sekondat e fundit

Pas përplasjes shoferi ngec në makinën që i përfshi nga zjarri, kalimtarët heronj e shpëtojnë në sekondat e fundit

22:36, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një kamerë amatore e vendosur brenda një veture, shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë dhe bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë burrin që kishte ngecur brenda veturës së përfshirë nga zjarri në një autostradë në Minnesota të SHBA-ve.

Burri që ngiste një Honda në autostradën I-94, kishte goditur shtyllën e ndriçimit publik ku si pasojë vetura i është përfshirë nga zjarri, është bërë e ditur nga policia në Minnesota.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet momenti kur shpëtohet shoferi që ishte një burrë i moshuar të cilin e nxjerrin kalimtarët e rastit që rrezikuan jetën duke e nxjerrë derisa vetura po digjej.

Kadir Tolla ishte njëri prej shpëtimtarëve. Ai po shkonte në punë në St. Paul kur pa veturën duke u djegur disa sekonda pas përplasjes, dhe ishte i bindur se shoferi kishte ngecur brenda.

“Ishte një prej momenteve më të frikshme në jetën time. Është diçka që kurrë nuk do ta harrojë. Gjithmonë do ta mbajë në mend”, tha Tolla për FOX9.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco