Pronarja e furrës humbi diamantin e unazës në brum, thirrje klientëve të kontrollojnë biskotat

Pronarja e furrës humbi diamantin e unazës në brum, thirrje klientëve të kontrollojnë biskotat

14:31, 21/04/2024
A+ Aa A-

Pronarja e një furre buke në Kansas po u kërkon klientëve të hanë biskotat e tyre me kujdes pasi ajo humbi diamantin prej 4000 dollarësh nga unaza e saj në brumë.

Dawn “Sis” Monroe, pronare e Sis Sweets Cookies & Café në Leavenworth, tha se diamanti i ra nga unaza që ka qenë në gishtin e saj për 36 vjet në një moment kur ajo ishte në dyqan.

“Ne u kthyem në kuzhinë dhe shikuam përreth, por asgjë,” tha Monroe për KMBC-TV, duke menduar se diamanti mund të ketë përfunduar në brumin e biskotave. Prandaj iu kërkon klientëve ta konsumojnë me kujdes biskotat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco