Amerikanja dërgoi katër aplikime për punë dhe më pas e kuptoi pse askush nuk u përgjigj

Amerikanja dërgoi katër aplikime për punë dhe më pas e kuptoi pse askush nuk u përgjigj

15:09, 20/04/2024
A+ Aa A-

Claire Schmidt planifikoi të gjente një punë pas diplomimit në SHBA, kështu që ajo dërgoi aplikime për punë në katër adresa.

Ishte e pazakontë që ajo të mos merrte asnjë përgjigje – pozitive apo negative, dhe më pas ajo pothuajse qeshi kur kuptoi se çfarë kishte bërë.

Ajo e quajti gabimin e saj “të marrë dhe budalla”, raporton New York Post.

“Isha në shok”, tha Claire, e cila studion filozofi dhe psikologji.

Gjithçka nisi kur ajo “lundroi” në internet dhe hasi në një fotografi të yllit të estradës, Miley Cyrus, por të moshës së saj të vogël.

Në foto, këngëtarja qëndron pranë një kali dhe Claire mendoi se ishte qesharake dhe vendosi ta ruante në një dosje të veçantë. Më pas lindi një problem, për të cilin fatkeqësisht ajo nuk ishte në dijeni.

“E pashë foton dhe në vend që të ruhej në një dosje, e futa në CV-në time. Përfundoi në faqen e dytë, kështu që nuk e vura re. Më parë rregulloja gjithçka dhe isha shumë e kënaqur”, ka shpjeguar ajo.

Me të parë gafën e pabesueshme, për pak sa nuk ka derdhur lot, sidomos për shkak se nuk është fanse e këngëtares së përmendur.

“Nuk kishte asnjë mënyrë për t’i rregulluar gjërat”, tha ajo.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan me shaka situatën e pazakontë, e disa u ofruan “të punësojnë vajzën”.

Megjithatë, ajo e kuptoi shpejt se ishin “thjesht njerëzit që komentonin në Tiktok” dhe se nuk kishte asnjë arsye për të qenë e lumtur.

Ajo e kaloi e vetme të gjithë dramën dhe kur e njoftoi familjen e saj – edhe ata filluan të qeshin. Claire ka nxjerrë një mësim të madh dhe i paralajmëron njerëzit të kenë kujdes kur zgjidhin dokumentet e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco