Australi - Makina përplaset me pemën, humbin jetën 3 vëllezër, njëri 9 vjeç

Australi - Makina përplaset me pemën, humbin jetën 3 vëllezër, njëri 9 vjeç

15:09, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në Australinë Perëndimore, ku tre vëllezër dhe një mik i tyre mbetën viktima.

Vëllezërit të moshave 21,19 dhe 9 vjeç vdiqën në vendngjarje në Clackline mëngjesin e kësaj të premteje.

Policia tha se aksidenti ishte i rëndë dhe kishte krijuar një skenë tronditëse.

21-vjeçari ishte shofer në “Nissan Navara”, kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Vëllezërit e tij ishin në sediljet e pasme të makinës. Edhe ata nuk mbijetuan nga përplasja e fortë.

Ndërsa, miku i familjes që humbi jetën po ashtu në aksident, udhëtonte në sediljen e automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco