Moldavia raporton tre shpërthime pranë kufirit me Ukrainën

Moldavia raporton tre shpërthime pranë kufirit me Ukrainën

09:39, 29/03/2024
A+ Aa A-

Autoritetet në Moldavi thonë se u dëgjuan tre shpërthime pranë kufirit të saj me Ukrainën gjatë natës, sipas raportimeve në mediat lokale.

Shpërthimet u dëgjuan në rajonin Novodnestrovsk të Ukrainës, në veri të kufirit moldav.

Mediat lokale, duke cituar forcën kufitare moldave, thanë se zyrtarët dëgjuan shpërthimet nga Ocnita, Otaci dhe Soroca, të cilat janë të gjitha afër kufirit me Ukrainën.

“Për sa i përket informacionit se raketat ruse do të kishin fluturuar mbi hapësirën ajrore të Republikës së Moldavisë mbrëmë, dëshirojmë të përmendim se të gjitha sistemet e vëzhgimit dhe monitorimit të hapësirës ajrore nuk kanë zbuluar ndonjë hyrje të paautorizuar, një aspekt i konfirmuar edhe nga autoritetet ukrainase,” thanë forcat kufitare moldave tha në një deklaratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco