Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Kryediplomati i Ukrainës në Nju Delhi për të nxitur lidhjet me Indinë, aleaten historike të Rusisë

Kryediplomati i Ukrainës në Nju Delhi për të nxitur lidhjet me Indinë, aleaten historike të Rusisë

10:50, 28/03/2024
A+ Aa A-

 Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka mbërritur në Nju Delhi për një vizitë dyditore për të nxitur lidhjet dypalëshe dhe bashkëpunimin me Indinë, e cila e konsideron Rusinë një aleate të sprovuar me kohë që nga epoka e luftës së ftohtë.

Associated Press  raporton se Dmytro Kuleba do të takohet me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar të premten, si dhe zëvendës këshilltarin e sigurisë kombëtare, sipas Ministrisë së Jashtme të Indisë.

Të enjten, Kuleba do t'i bëjë nderimet e tij udhëheqësit indian të pavarësisë Mahatma Gandhi në vendin përkujtimor në Rajghat.

Vizita e tij vjen një javë pasi kryeministri indian Narendra Modi foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin rus Vladmir Putin,  pasi India deri më tani i ka shmangur kritikat për luftën në Ukrainë. Në vend të kësaj, Nju Delhi ka theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog për përfundimin e luftës dhe ka shprehur gatishmërinë  për të kontribuar në përpjekjet për paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco