Ministria e Jashtme ruse: Zor të besohet se Shteti Islamik mund ta kryente atë sulm në Moskë

Ministria e Jashtme ruse: Zor të besohet se Shteti Islamik mund ta kryente atë sulm në Moskë

14:24, 27/03/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në konferencën e saj javore për shtyp se është “jashtëzakonisht e vështirë të besohet” se Shteti Islamik  ka pasur pasur kapacitetin për të kryer sulmin në një sallë koncertesh në Moskë të premten e kaluar, ku u vranë të paktën 140 njerëz.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, sipas agjencisë Tass, u shpreh: “Vetë fakti që brenda 24 orëve të para pas sulmit, edhe para se të shuhej zjarri, amerikanët filluan të bërtasin se nuk ishte Ukraina, mendojmë se është një provë inkriminuese. Nuk mund ta klasifikojmë ndryshe; është provë në vetvete.”

"Fakti i dytë që duhet theksuar ka të bëjë me zhurmën e SHBA-së se kjo me siguri ishte vepër e ISIS-it - theksoi zëdhënësja. - Sigurisht, shpejtësia me të cilën ata arritën të [arritën në përfundime kaq të drejtpërdrejta] është befasuese. U deshën vetëm disa orë për të arritur te një mikrofon, për të ndezur dritat, për të thirrur shtypin dhe për të nxjerrë një përfundim se kush është fajtor për këtë sulm të tmerrshëm të përgjakshëm terrorist”, aludoi diplomatja ruse.

Zyrtarët rusë kanë hedhur vazhdimisht dyshime mbi pohimet e shërbimeve sekrete perëndimore se ISIS ishte përgjegjës për sulmin, pavarësisht pretendimit të vetë grupit se ishte ai përgjegjës, shkruan The Guardian. Në vend të kësaj, ata kanë sugjeruar se Ukraina dhe vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë luajtur rol në sulm, por pa ofruar asnjë provë.

Ukraina i ka mohuar akuzat ruse për përfshirje në sulm. SHBA dhe Franca kanë thënë se kanë informacione sekrete që konfirmojnë se ISIS qëndron pas sulmit. Dje, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i quajti pretendimet e Rusisë për Ukrainën dhe përfshirjen sipas tij të Perëndimit, " pa kuptim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco