Koreja e Veriut thotë se nuk ka asnjë interes për samit me Japoninë dhe i refuzon bisedimet

Koreja e Veriut thotë se nuk ka asnjë interes për samit me Japoninë dhe i refuzon bisedimet

14:49, 26/03/2024
A+ Aa A-

Koreja e Veriut tha të martën se nuk kishte asnjë interes për të mbajtur ndonjë samit me Japoninë dhe do ta refuzonte çdo bisedim, raportoi media shtetërore KCNA, ç'ka i përkeqëson marrëdhëniet tashmë armiqësore midis dy vendeve.

Kim Yo Jong, motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Japonia kishte kërkuar një samit pa parakushte, të cilin ajo e mirëpriti vetëm nëse Japonia ishte e gatshme të "bënte një fillim të ri" pa qenë e ndikuar nga e kaluara.

Marrëdhëniet dypalëshe janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve, duke përfshirë rrëmbimin e qytetarëve japonezë prej Koresë së Veriut në fillim të viteve 2000,  pushtimin nga Japonia të Gadishullit Korean në vitet 1910-1945 dhe shfrytëzimin prej Japonisë të punës së detyruar dhe skllavërisë seksuale.

Kryeministri japonez Fumio Kishida nuk pranoi t'i përgjigjet drejtpërdrejt komenteve të znj. Kim, duke u thënë gazetarëve të martën vonë se Japonia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të zgjidhur çështjet me Korenë e Veriut bazuar në politikat ekzistuese.

Znj. Kim tha se Tokio nuk kishte "fare guxim" për të ndryshuar historinë, pasi Japonia ngriti çështjen e shtetasve japonezë të rrëmbyer si dhe të programeve bërthamore dhe raketore të Phenianit.

 “Kjo dëshmohet nga qëndrimi i Japonisë që është kapur pas çështjeve të paarritshme të cilat nuk mund të zgjidhen kurrë dhe nuk kanë asgjë për të zgjidhur”, tha Kim në një deklaratë të lëshuar nga KCNA.

Ajo veçoi vërejtjet e zëdhënësit të lartë të qeverisë japoneze, Yoshimasa Hayashi, se pretendimi i Veriut që çështja e rrëmbimit ishte zgjidhur ishte "krejtësisht e papranueshme".

Koreja e Veriut pranoi në vitin 2002 se kishte rrëmbyer 13 shtetas japonezë dekada më parë. Pesë të rrëmbyer më vonë u kthyen në Japoni, duke thënë se të tjerët kishin vdekur. Por Tokio beson se 17 japonezë u rrëmbyen dhe vazhdon të hetojë fatin e atyre që nuk u kthyen.

Duke akuzuar Kishida-n për përdorimin e lidhjeve dypalëshe si "llogaritje politike", znj. Kim tha se vendi i saj do të duhej të refuzonte çdo bisedim me Tokion.

Koreja e Veriut tha se Kryeministri i Japonisë Kishida kishte kërkuar takim me Kim Jong Un

Motra e fuqishme e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un tha të hënën se kryeministri japonez Fumio Kishida ka kërkuar një samit me vëllanë e saj, duke shtuar se një takim nuk kishte gjasa pa një ndryshim të politikës nga Tokio.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco