Lideri i Partisë Komuniste të Vietnamit fton Putinin për vizitë zyrtare

Lideri i Partisë Komuniste të Vietnamit fton Putinin për vizitë zyrtare

14:08, 26/03/2024
A+ Aa A-

Hanoi - Sekretari i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, e ftoi Presidentin e Rusisë Vladimir Putinin të vizitojë këtë vend të  Azisë Juglindore gjatë një telefonate të martën, njoftuan mediat shtetërore vietnameze.

“Presidenti Putin e pranoi me kënaqësi ftesën dhe ra dakord që të dyja palët të organizonin (vizitën) në një kohë të përshtatshme”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve në Vietnam, sipas Reuters.

Media shtetërore vietnameze raportoi në tetor se Putin e kishte pranuar një ftesë nga presidenti i Vietnamit për një vizitë, por ajo ende nuk ishte kryer.

Ftesa u zgjat disa muaj pasi gjykata penale ndërkombëtare me seli në Hagë lëshoi një urdhër arresti për liderin rus.

Vietnami mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Rusisë në Azi, lidhjet u zhvilluan gjatë epokës sovjetike dhe Hanoi është një blerës kryesor i armëve ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco