I financon Soros - SHBA, protestat kundër luftës në Gazë dhe thirrjet antisemite

I financon Soros - SHBA, protestat kundër luftës në Gazë dhe thirrjet antisemite

22:40, 27/04/2024
A+ Aa A-

Studentët e universitetit të ‘Columbia-s’, të cilët u bënë shkak për protesta pro-palestineze në të gjithë vendin, thanë të premten se nuk kishin arritur ndonjë progres në bisedimet me administratorët e universitetit. Studentët thanë se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë ngritur një kamp me çadra përpara universitetit.

Njoftimi vjen pas dy ditë negociatash shteruese ndërsa presidenti i universitetit u përball me kritika të ashpra nga stafi pedagogjik – diçka që është vënë re edhe në disa universitete të tjera, ku profesorët kanë dënuar në mënyrë të ngjashme, drejtuesit e universiteteve mbi përdorimin e policisë kundër protestuesve. Thirrja e policisë ka çuar në përleshje të ashpra, plagosje si dhe në qindra arrestime.

Ndërkohë të premten, një student i universitetit "Columbia", Khymani James, u tërhoq nga komentet e bëra në janar të këtij viti pas publikimit të video që po qarkullon në internet.

Në video Khymani James dëgjohet tek thotë se "zionistët nuk meritojnë të jetojnë" dhe se ata duhet të jenë mirënjohës që "ai nuk po i vriste".

"Ajo që thashë ishte e gabuar", tha studenti nëpërmjet një deklarate. “Çdo anëtar i komunitetit tonë meriton të ndihet i sigurt, pa asnjë përjashtim”, shtoi ai më tej.

Sipas një zëdhënësi të universitetit, Khymani James iu ndalua të premten hyrja në kampus.

Organizatorët e protestës thanë se komentet e tij nuk pasqyronin vlerat e tyre, por ata nuk pranuan të japin detaje rreth nivelin të përfshirjes së Khymani James në protesta.

Tensionet po rrisin presionin mbi zyrtarët e shkollave, nga Kalifornia në Masaçusets, për të zgjidhur çështjen protestave ndërsa ceremonitë e diplomimit që zhvillohen maj, po afrojnë.

Ndërsa numri i të vdekurve po rritet në Gazë dhe kriza humanitare atje po përkeqësohet, protestuesit në universitetet në të gjithë SHBA-në kërkojnë që shkollat të ndërpresin lidhjet financiare me Izraelin dhe të shkëputen nga kompanitë që ata thonë se po financojnë konfliktin.

Disa studentë hebrenj thonë se protestat janë kthyer në antisemitizëm, duke ngjallur frikë tek ata për të shkuar në kampuse.

Të shtunën në mëngjes policia shpërndau një protestë në kampusin e universitetit ‘Northeastern’ në Boston. Shkolla tha se në protestën e nisur dy ditë më parë ishtin "infiltruar” nga ata që u quajtën “organizatorë profesionistë pa asnjë lidhje me shkollën”.

Në një deklaratë e universitetit thuhej gjithashtu se gjatë protestës ishte përdorur fjalor antisemit, sikurse "Vrititi hebrenjtë".

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë lloj urrejtjeje në kampusin tonë”, thuhej në deklaratën e postuar në platformën e mediave sociale X.

Mediat amerikane kanë raportuar së fundi se këto protesta fiancohen nga miliarderi George Soros, i cili njihet për financime të grupeve radikale në SHBA dhe vende të tjera të botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco