Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Gjigandi i transportit Maersk pohon se e mori me qira, anijen që u përplas me urën e Baltimores

Gjigandi i transportit Maersk pohon se e mori me qira, anijen që u përplas me urën e Baltimores

12:42, 26/03/2024
A+ Aa A-

Gjiganti danez i transportit Maersk  të martën konfirmoi se e kishte marrë me qira, anijen me kontejnerë e cila u përplas me urën Francis Scott Key në qytetin amerikan të Baltimores në orët e para të mëngjesit.

Ura u shemb pjesërisht pas incidentit, i cili ndodhi në orën 1:35 të mëngjesit të së martës sipas orës vendore, thanë zyrtarët. Një operacion shpëtimi është në zhvillim.

“Ne jemi të tmerruar nga ajo që ka ndodhur në Baltimore dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit. Ne mund të konfirmojmë se anija me kontejnerë "DALI", e operuar nga kompania e anijeve çarter Synergy Group, është marrë me qira me kohë nga Maersk dhe po transporton ngarkesat e klientëve të Maersk," tha kompania në një deklaratë.

“Asnjë nga ekuipazhi dhe personeli i Maersk nuk ishte në anije. Ne po ndjekim nga afër hetimet e kryera nga autoritetet dhe nga Synergy dhe do të bëjmë çmos për t'i mbajtur klientët tanë të informuar.”

Aksionet e Maersk ishin 1.9% më të ulëta në orën 10:50 të mëngjesit në Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco