Zjarri në Valencia: 19 persona të zhdukur

Zjarri në Valencia: 19 persona të zhdukur

09:25, 23/02/2024
A+ Aa A-

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë zhdukur pas një zjarr masiv ka përfshirë dy blloqe apartamentesh në qytetin spanjoll të Valencias.

Zjarri përfshiu një bllok 14 katësh në lagjen Campanar dhe u përhap edhe në ndërtesën ngjitur saj.

BBC njofton se zjarrfikësit janë parë duke shpëtuar njerëz nga ballkonet e tyre. Ndërtesa përmban 138 banesa dhe ishte shtëpia e 450 banorëve, raportoi gazeta El Pais.

Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë i vogël, kanë pësuar lëndime trupore.

Më shumë se 20 ekipe zjarrfikëse janë munduar ta shuajnë zjarrin, i cili u përkeqësua nga erërat e forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco