Marrëveshja e pengjeve, shefi i CIA-s do të vizitojë të premten Parisin

Marrëveshja e pengjeve, shefi i CIA-s do të vizitojë të premten Parisin

12:45, 22/02/2024
A+ Aa A-

Shefi i CIA-s Bill Burns do të udhëtojë nesër në Paris për bisedime me zyrtarë të Katarit, Egjiptit dhe Izraelit për të diskutuar një marrëveshje pengjesh.

Sipas burimeve, Burns do të marrë pjesë në bisedime, me Shtetet e Bashkuara që synojnë një marrëveshje përpara Ramazanit, i cili fillon në më pak se tre javë. Pika kritike është numri i të burgosurve palestinezë që do të lirohen dhe si do të përcaktohet lista.

I njëjti burim konfirmon se një delegacion i Hamasit mbërriti ditën e djeshme në Kajro për bisedime me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane për marrëveshjen e mundshme të pengjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco