Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Nikki Haley thotë se do ta falte Trump-in nëse do të zgjidhej presidente

Nikki Haley thotë se do ta falte Trump-in nëse do të zgjidhej presidente

16:25, 20/02/2024
A+ Aa A-

Nikki Haley ka thënë se do ta falte Donald Trump nëse do të zgjidhe presidente, duke këmbëngulur se do të ishte "e rëndësishme që vendi të shikonte para".

Kandidatja republikane presidenciale e bëri komentin disa ditë larg garës paraprake në shtetin e saj të Karolinës së Jugut, ku sondazhet tregojnë se ajo është shumë prapa Trump-it.

Ndërhyrja e saj nxiti spekulime se ajo po i zgjat një degë ulliri ish-shefit të saj, i cili e emëroi ambasadore në OKB kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Trump është një favorit i madh për të fituar nominimin republikan, por po përballet me dhjetëra akuza penale në lidhje me përpjekjet e tij të supozuara për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe përdorimin e dokumenteve të klasifikuara që kërcënojnë të prishin fushatën e tij.

"Unë besoj se në interesin më të mirë të bashkimit të vendit do ta falja Donald Trump-in", tha zonja Haley në një takim elektoral në Karolinën e Jugut të organizuar nga John Roberts, prezantuesi i Fox News. "Sepse mendoj se është e rëndësishme që vendi të ecë para."

Ajo shtoi: "Duhet të lëmë pas negativitetin dhe të shkuarën. Nuk dua që ky vend të ndahet më shumë.

"Nuk mendoj se është në interesin më të mirë për Amerikën që të ketë një president 80-vjeçar në burg dhe që të gjithë të mërziten për këtë. Kjo do të ishte koha që do të na duhej të shikonim para dhe ta mbyllim këtë histori."

Ndërhyrja shënon një zbutje të retorikës së saj në ditët para hapjes së votimeve. Vetëm javën e kaluar, ajo e etiketoi Trump-in "të marrë" dhe "të neveritshëm" kur ai vuri në dyshim mungesën e bashkëshortit të saj në fushatë, i cili është i dislokuar jashtë shtetit me ushtrinë.

Analistët politikë sugjeruan se ish-ambasadorja e OKB-së mund t'i ketë bërë komentet pasi synon një të ardhme politike.

Një degë ulliri

"Haley mund të ketë kuptuar më në fund e do të ishte më mirë të hipte së shpejti në trenin e MAGA-s [Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe], ose karriera e saj e ardhshme në Partinë Republikane do të merrte fund," tha dr. Thomas Gift, një profesor i shkencave politike në University College London.

"Realiteti është se ajo do të humbasë në shtetin e saj. Do të jetë e turpshme. Dhe ndoshta ajo nuk dëshiron të dalë edhe e djegur edhe të jetë në anën e keqe të Trump-it.

"Nuk është e pamundur që Haley të zbusë tonin e saj ndaj Trump-it dhe të marrë një punë në administratë nëse Trump zgjidhet… Kjo mund të jetë mënyra e saj për të ofruar një degë ulliri."

Profesore Danielle Vinson, e Universitetit Furman në Karolinën e Jugut, sugjeroi se kjo lëvizje mund të rriste shanset e zonjës Haley nëse ajo do të kandidonte përsëri në vitin 2028.

"Në atë pikë, Trump do të përballej me pasoja ligjore – çështjet gjyqësore dhe proceset e apelit do të ishin më afër përfundimit – dhe dikush që është i gatshëm ta falë atë do të fitonte simpatinë e krahun të Trump-it në Partinë Republikane", tha ajo për The Telegraph.

"Një pozicion i tillë mund të jetë gjithashtu tërheqës për të pavarurit që duan të anashkalojnë kundërshtitë aktuale të politikës sonë."

Një sondazh i ri i mbështetësve të Trump-it e rendit zonjën Haley të dytën në mesin e kandidatëve të mundshëm për zotin Trump, me një të katërtën e votave.

Ron DeSantis, guvernatori i Floridës, është zgjedhja kryesore me 34 për qind në sondazhin në internet të I&I/TIPP.

Pavarësisht zbutjes së retorikës së saj, zonja Haley – e cila është mbështetur shumë në përvojën e saj të politikës së jashtme gjatë zgjedhjeve paraprake – ka kritikuar qëndrimin e ish-shefit të saj ndaj Vladimir Putinit.

Trump tha në një tubim se ai do të inkurajonte Rusinë të pushtonte aleatët që nuk i kishin përmbushur detyrimet e tyre të shpenzimeve. Zonja Haley e etiketoi pretendimin si "të frikshëm".

"Ne duhet t'i kujtojmë popullit amerikan se Vladimir Putini nuk është miku ynë," tha ajo. "Vladimir Putin nuk është i mirë. Nuk është dikush me të cilin duam të shoqërohemi."

Të hënën, Trump iu referua ish-guvernatores së Karolinës së Jugut si një "trupeshk" që nuk pranon që ai ishte viktimë e persekutimit politik.

"Kur do të pranojnë budallenjtë si Nikki Haley se e dinë që paditë dhe proceset gjyqësore kundër të cilave po luftoj janë të gjitha të frymëzuara, të koordinuara dhe të drejtuara nga DEMOKRATËT dhe nga Joe Biden-i i korruptuar!" shkroi ai në platformën e tij "Truth Social".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco