Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:46, 19/02/2024
A+ Aa A-

Ekipi i Alexei Navalny thotë se trupi i tij nuk ishte në morg

Image

 

Ekipi i opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, u shpreh se trupi i tij nuk gjendej në morg, siç u pretendua nga zyrtarët e burgut. Kira Yarmysh, zëdhënëse e opozitarit rus u shpreh se avokati dhe nëna e tij shkuan në morgun e Salekhard për të parë trupin, por morgu ishte mbyllur.

Yarmysh shtoi se të dy ata u siguruan që në morg nuk ndodhej trupi i Alexei, i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme në burgun “Ujku Polar”.

Izraeli, sërish kundër njohjes së shtetit palestinez

Image

Izraeli, zyrtarisht është kundër njohjes së shtetit palestinez, duke e quajtur një “njohje të njëanshme”. Izraeli thekson se një marrëveshje e mundshme mund të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta.

Benjamin Netanyahu u shpreh se vijimi i bisedimeve me Hamasin nuk ka kuptim. Bisedimet e zhvilluara në Kajro, nga Katari, Egjipti dhe SHBA, të cilat synojnë një armëpushim në Gaza, nuk kanë arritur qëllimin e vet, ndërsa lufta vijon dhe Netanyahu është zotuar në asgjësimin e Hamasit.

Qeveria hungareze refuzon të takohet me senatorët amerikanë

Image

Një grup senatorësh nga SHBA kryen një vizitë në Hungari, ku i bënë edhe thirrje qeverisë nacionaliste hungareze që të miratojë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, pasi është i vetmi nga 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk e ka pranuar kërkesën.

Por, sipas senatorëve, asnjë nga anëtarët e qeverisë hungareze nuk e kishte pranuar ftesën për një takimme delegacionin. Senatori Chris Murphy u shpreh se refuzimi ishte i çuditshëm e shqetësues, si dhe shtoi se barra i mbetet udhëheqësit hungarez që të nxisë parlamentin në pranimin e kërkesës së Suedisë.

Greqia, pro martesave me të njëjtin seks

Image

Pas një debati të gjatë e të fortë, parlamenti grek aprovoi projektligjin për legalizmin e martesave me të njëjtin seks, si dhe birësimin e fëmijëve nga çiftet të së njëjtës gjini. Për legalizimin, 176 deputetë ishin pro, 76 kundër, 2 abstenim dhe 46 nuk morën pjesë.
 
Projektligji i ri ka si qëllim të eliminojë diskriminimin në bazë të gjinisë dhe orientimit seksual.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco