400 të arrestuar në memorialet e Navalnyt në të gjithë Rusinë

400 të arrestuar në memorialet e Navalnyt në të gjithë Rusinë

12:04, 18/02/2024
A+ Aa A-

Bëhet e ditur se, numri i personave të arrestuar në të gjithë Rusinë dje teksa mblodhën dhe vendosën lule për Alexei Navalny është rritur në 400.

Kjo e bën atë valën më të madhe të arrestimeve në ngjarjet politike në Rusi që nga shtatori i vitit 2022 gjatë demonstratave kundër “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve të presidentit rus për të ndihmuar luftën në Ukrainë.

Arresimet janë kryer në 32 qytete ruse, e shumica prej tyre në Shën Petersburg. Shumica e arrestimeve tjera kanë qenë në Moskë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Protestuesit kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj, ndërsa kanë kënduar himne dhe kanë derdhur lot për kritikun e Putinit.

Pjesa më e madhe e tyre thanë se ndjenin “keqardhje për të dhe vendin e tyre”, dhe se ndiheshin të frikësuar.

Ndryshe, Minstria e Jashtme ruse ka refuzuar të jap ndonjë vlerësim lidhur me shkakun e vdekjes së Navalnyt. Mirëpo, ekipi i tij beson se vrasja ka ndodhur me urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco