E rëndë në Iran/ 30-vjeçari vret 12 familjarët e tij, përfshirë babain dhe vëllain

E rëndë në Iran/ 30-vjeçari vret 12 familjarët e tij, përfshirë babain dhe vëllain

08:08, 18/02/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij në Iran, ka raportuar CNN.

Mësohet se burri ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare.

Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku pushkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.

Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco