Telefonatë me Biden, Zelenskyy: Shpresoj që Kongresi amerikan do të marrë një vendim të mençur për paketën e ndihmave

Telefonatë me Biden, Zelenskyy: Shpresoj që Kongresi amerikan do të marrë një vendim të mençur për paketën e ndihmave

21:57, 17/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pati një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme. Gjatë telefonatës liderët diskutuan situatën në frontin e luftës në Ukrainë.

Zelensky i shprehu Biden shpresën që Kongresi amerikan do të marrë një "vendim të mençur" për të miratuar një paketë të re ndihme për Kievin.

“Ne diskutuam situatën aktuale në vijën e frontit. Jam mirënjohës që mund të mbështetem në mbështetjen e plotë të Presidentit Biden. Unë gjithashtu besoj se Kongresi amerikan do të marrë një vendim të mençur,” shkroi Zelensky në X.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për komunikimin mes dy liderëve, thuhet se Biden i ka theksuar Zelenskit se SHBA-të janë të përkushtuara për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco