Orban: Hungaria do të ratifikojë së shpejti marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO

Orban: Hungaria do të ratifikojë së shpejti marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO

17:13, 17/02/2024
A+ Aa A-

Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror, i cili do të hapet më 26 shkurt”.

Kështu u shpreh kryeministri hungarez, Viktor Orban në fjalimin e tij vjetor mbi prioritetet kryesore të politikës së vendit.

“Mosmarrëveshja jonë me Suedinë po i afrohet fundit. Së bashku me kryeministrin e Suedisë [Ulf Kristersson] ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për rindërtimin e besimit. Ne po afrohemi për të qenë në gjendje të ratifikojmë pranimin e Suedisë në NATO në fillim të sesionit pranveror të parlamentit“- tha Orban për televizionin kombëtar.

Sesioni pranveror i parlamentit të Hungarisë do të fillojë pas pushimeve dimërore më 26 shkurt. Kabineti hungarez dorëzoi në parlament një projekt-ligj për miratimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në verën e vitit 2022. Hungaria mbetet i vetmi vend në aleancë, parlamenti i të cilit nuk e ka ratifikoi këtë marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco