Shpërthejnë protestat në Rusi pas vdekjes së Navalnyt, mbi 100 të arrestuar

Shpërthejnë protestat në Rusi pas vdekjes së Navalnyt, mbi 100 të arrestuar

09:44, 17/02/2024
A+ Aa A-

Policia në Rusi arrestoi të paktën 100 persona të cilët kishin dalë për të protestuar pas lajmit për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni.

Pamjet dhe fotot nga dy qytetet më të mëdha të Rusisë – Moske dhe Shën Petersburg – treguan policinë duke hequr pankartat nga protestuesit dhe duke tërhequr zvarrë të tjerët nga monumentet e improvizuara të Navalny.

Sipas Sky News, policia arrestoi edhe disa gazetarë në Moskë të cilët po filmonin protestat. Një protestuese deklaroi për Sky Neës se “Gjithçka që po ndodh gjatë këtyre viteve, në territorin e vendit tim të dashur, është një turp”.

Sipas grupit rus të të drejtave të njeriut, OVD-info, të paktën 100 persona janë arrestuar në tetë qytete, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Krasnodarin, gjatë tubimeve për të shënuar vdekjen e Navalny.

Image

“Po nëse ju vrasin?”, si iu përgjigj Alexei Navalny pyetjes së BBC: Nëse ndodh, kjo do të thotë se…

Megjithëse policia nuk dha asnjë detaj mbi arrestimet, prokurorët kanë paralajmëruar rusët që të mos marrin pjesë në ndonjë protestë masive në Moskë.

Kjo vjen pasi disidenti i burgosur, Navalny, një kritik kryesor i presidentit Vladimir Putin, i cili kishte bërë fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe udhëhoqi protestat e mëdha kundër Kremlinit, u konfirmua i vdekur nga autoritetet e burgjeve në Rusi të premten, në moshën 47-vjeçare.

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Vladimir Putin është “përgjegjës” për vdekjen e Aleksei Navalny.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco