'Putini është tradhtar, duhet të ngrihemi kundër tij, jemi 140 milionë', revolta e të moshuarës ruse pas vdekjes së Navalnyt

'Putini është tradhtar, duhet të ngrihemi kundër tij, jemi 140 milionë', revolta e të moshuarës ruse pas vdekjes së Navalnyt

23:10, 16/02/2024
A+ Aa A-

Një grua e moshuar ruse u shpreh e revoltuar ndaj presidentit rus Vladimir Putin pas vdekjes së Alexey Navalnyt, lajmi që tronditi botën.

Siç raportohet, 82-vjeçarja ishte në mesin e shumë qytetarëve rusë që dolën për të demonstruar dhe për të shprehur revoltën pas vdekjes së Navalnyt.

“Putini është tradhtar i Rusisë. Qindra mijëra ushtarë tanë janë të vdekur. Ai po vret edhe fëmijët ukrainas”, thoshte gruaja.

“Ne duhet të ngrihemi kundër tij. Jemi 140 milionë banorë. Nuk kam frikë, jam shumë e moshuar për të pasur frikë”.

Autoritetet ruse sot njoftuan vdekjen e kritikut të Kremlinit në koloninë penale ku po mbahej i burgosur.

Reagime të shumta ka pasur nga vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në duke fajësuar Putinin për vdekjen e Navalnyt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco