Përgjaken festimet për fitoren e ekipit të futbollit amerikan, 1 i vdekur, 22 të plagosur pas sulmit me armë

Përgjaken festimet për fitoren e ekipit të futbollit amerikan, 1 i vdekur, 22 të plagosur pas sulmit me armë

08:17, 15/02/2024
A+ Aa A-

Një i vdekur dhe 22 të plagosur, mes tyre 8 të mitur si pasojë e të shtënave që ndodhën në Kansas City, Misuri, gjatë paradës për të festuar fitoren e ekipit të futbollit amerikan “Kansas City Chiefs” në Super Bowl.

Tre persona janë ndaluar nga policia.

Për momentin nuk ka asnjë hipotezë për motivin, megjithëse mund të jetë një incident i lidhur me një bandë. Skuadra thanë se asnjë nga lojtarët apo stafi i ekipit nuk ishte i përfshirë në të shtënat.

Është e vështirë të mendosh për një sulm terrorist, edhe nëse vetëm disa orë më parë kreu i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, kishte zbuluar ekzistencën e një “kërcënimi serioz për sigurinë kombëtare”, duke i kërkuar Presidentit Joe Biden të “deklasifikonte të gjitha informacionin në mënyrë që Kongresi, Administrata dhe të gjithë aleatët tanë të mund të diskutojnë hapur veprimet e nevojshme për t’u përgjigjur.”.

[Pë*gjaken festimet për fitoren e ekipit të futbollit amerikan, 1]

Të shtënat ndodhën në qendër të qytetit në fund të paradës për titullin e tretë radhazi të fituar nga Chiefs të dielën në Las Vegas kundër San Francisco 49ers, në një event me një audiencë rekord falë edhe efektit Taylor Swift, e dashura e Travis Kelce.

Mijëra tifozë të veshur me bluzat e kuqe të skuadrës festuan rezultatin. Por pak minuta pas përfundimit të paradës, u dëgjuan disa të shtëna, duke shkaktuar panik mes turmës.

Lojtarët më besnikë të Europës, kryeson sulmuesi i Bayern Munich

Policia ngriti alarmin menjëherë me anë të njoftimeve X-it, duke i ftuar njerëzit të largohen nga epiqendra e të shtënave. Më pas u kapën dy autorët e dyshuar të sulmit, që ishin të armatosur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco