‘Historike dhe të paprecedenta’, Le Monde: Protestat kundër të djathtës ekstreme në Gjermani mund të çojnë në…

‘Historike dhe të paprecedenta’, Le Monde: Protestat kundër të djathtës ekstreme në Gjermani mund të çojnë në…

12:29, 12/02/2024
A+ Aa A-

Le Monde i quan protestat e së djathtës ekstreme në Gjermani, historike dhe të paprecedentë.

Që nga mesi i janarit, mbi 2 milionë persona kanë marrë pjesë në rreth 500 mitingje në të gjithë vendin, duke thyer kështu rekordin e vitit 1992 kur thuajse 1.5 milionë njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës raciste në rritje ndaj emigrantëve, veçanërisht në Rostock, në ish-Gjermaninë Lindore.

Demonstratat nisën pasi një hetim i faqes investigative Correctiv, i publikuar më 10 janar, zbuloi një takim sekret në të cilin themeluesi i lëvizjes identitare austriake përshkroi një plan “emigrimi”, që synonte deportimin në Afrikën e Veriut të miliona emigrantëve.

Habia e shkaktuar nga këto zbulime, megjithatë, nuk shpjegon gjithçka. Mobilizimi ishte gjithashtu kaq i shpejtë dhe spektakolar, sepse hodhi rrënjë në “tokë pjellore”.

 

Shumë grupime janë krijuar në Gjermani, për të luftuar kundër ngritjes së së djathtës ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco