Kryeministri armen: Ne nuk jemi aleatë të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës

Kryeministri armen: Ne nuk jemi aleatë të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës

09:21, 12/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan theksoi gjatë një interviste të botuar të dielën se vendi i tij nuk është një “aleat” i Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Pashinyan tha se ai shpreson se presidenti i Azerbajxhanit fqinj, rivali kryesor i Armenisë, do të mbetet i përkushtuar ndaj një marrëveshjeje afatgjatë paqeje, pavarësisht deklaratave të Ilam Aliyev për caktimin e kufirit.

Armenia dhe Azerbajxhani, ish-republika sovjetike, janë përfshirë dy herë në konflikte të armatosura në 30 vitet e fundit mbi enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakh.

Zona, e cila prej vitesh njihej si pjesë e territorit të Azerbajxhanit, më në fund u mor në kontroll plotësisht shtatorin e kaluar nga ushtria e Aliyev. Pothuajse e gjithë popullsia e enklavës më shumë se 100,000 njerëz u nis për në Armeni.

Pashinyan ka thënë vazhdimisht në muajt e fundit se Jerevani nuk mund të mbështetet më tek Rusia për të përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes dhe sigurisë, pasi nuk mori ndihmën që shpresonte dhe tha se kishte nevojë nga Moska.

Në intervistën që dha për gazetën britanike Daily Telegraph, Pashinyan vuri në dukje se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ai kishte thënë se Armenia nuk mund të qëndrojë si aleate në anën e Moskës.

“Unë thashë se në krizën e Ukrainës ne nuk jemi aleat të Rusisë. Dhe ky është realiteti”, theksoi kryeministri i Armenisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco