Rrëzohet  helikopteri në Kaliforni, humb jetën drejtori i bankës më të madhe nigeriane

Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, humb jetën drejtori i bankës më të madhe nigeriane

16:25, 11/02/2024
A+ Aa A-

Menaxheri i përgjithshëm i bankës më të madhe në Nigeri si dhe ish-presidenti i bursës nigeriane, humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit që ndodhi këtë fundjavë në Kaliforni të SHBA-së, njoftuan sot banka dhe presidenti i Nigerisë.

Kreu i Access Bank Group, Herbert Wigwe ka humbur jetën së bashku me gruan dhe të birin, gjatë 9 shkurt nga rrëzimi i helikopterit në SHBA.

Autoritetet amerikane më herët kanë njoftuar se nga rrëzimi i helikopterit, kanë humbur jetën dy anëtarë të ekuipazhit si dhe katër pasagjerë.

Helikopteri i tipit Eurokopter EC 130 është rrëzuar në afërsi të Niptonit në Kaliforni rreth orës 22:00, kurse në fluturake ishin gjashtë persona, ka njoftuar agjencia federale aviacionit civil.

Që të gjithë personat që gjendeshin në fluturake kanë humbur jetën, përfshirë dy pilotët, Wigwe me gruan dhe të birin. Aty ishte edhe presidenti i bursës nigeriane Abimbola Ogunbandza. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco