Paralajmërimi i Gjermanisë: Rusia mund ta sulmojë NATO-n, këto janë vendet që do ta pësonin të parat

Paralajmërimi i Gjermanisë: Rusia mund ta sulmojë NATO-n, këto janë vendet që do ta pësonin të parat

20:20, 10/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen tha se nuk mund të përjashtohet një sulm rus ndaj një vendi anëtarë të NATO-s.

I pyetur nëse mendonte se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një sulm të tillë, Heusgen nuk e përjashtoi mundësinë që ai të bënte një veprim të tillë, transmeton Telegrafi.

 “Natyrisht. Putini në fund të fundit ka thënë vazhdimisht se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e shekullit të 20-të, sepse rezultoi në bllokimin e shumë rusëve jashtë kufijve të Rusisë”, deklaroi ai.

Heusgen deklaroi gjithashtu se Putini synonte të rikthente Rusinë e Madhe me të gjithë kufijtë e Bashkimit Sovjetik.

“Nëse Putini nuk e humb luftën në Ukrainë, ne duhet të kemi parasysh se ai mund të me pushtimin e Moldavisë ose vendeve baltike”, theksoi ai.

Paralajmërime të shumta ka pasur për një kërcënim të mundshëm rus ndaj vendeve të NATO-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco