Gazetari Tucker Carlson u takua edhe me Edward Snowden

Gazetari Tucker Carlson u takua edhe me Edward Snowden

19:54, 10/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari amerikan Tucker Carlson që intervistoi presidentin rus Vladimir Putin u takua me Edward Snowden specialisti i teknologjisë që publikoi dokumentet sekrete të Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare.

Carlson takoi Snowden së fundmi në qytetin e Moskës gjatë vizitës së tij në Rusi për intervistën me Putinin.

Snowdeni kërkoi azil në Rusi në vitin 2013 pasi zbuloi një grumbull dokumentesh të klasifikuara të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), dhe më pas iu dha statusi i rezidentit të përhershëm në Rusi në vitin 2020.

Atë vit, ai njoftoi vendimin e tij për të kërkuar nënshtetësi të dyfishtë duke thënë në një postim në Twitter se ‘pas vitesh ndarje nga prindërit, unë dhe gruaja ime nuk kemi dëshirë të ndahemi nga djali’.

Thuhet se Carlson kishte pasur një bisedë me Snowdenin për orë të tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco