Izraeli: Irani po financon liderin e Hamasit

Izraeli: Irani po financon liderin e Hamasit

11:31, 07/02/2024
A+ Aa A-

Katër muaj pas sulmit terrorist të Hamasit në Rripin e Gazës, Izraeli po përpiqet të gjejë liderin e organizatës sunite palestineze, Yahya Shinwar.

Tani ushtria izraelite po paraqet dokumente që dyshohet se vërtetojnë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë madje edhe financiare, midis Iranit dhe bosit të Hamasit.

Irani po financon liderin e Hamasit me miliona dollarë, sipas provave që pretendon se i ka dhe i ka gjetur në sistemin e gjerë të tuneleve në Rripin e Gazës.

Ushtarët izraelitë gjetën dokumente që tregojnë transaksione financiare, konkretisht, transferimin e më shumë se 150 milionë dollarëve nga Irani në Hamas, dhe kryesisht liderin e tij në Rripin e Gazës, Yahya Shinwar, nga viti 2014 deri në vitin 2020, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Forcat e armatosura izraelite publikuan disa dokumente si dhe foto të zarfeve dhe parave të gatshme.

“Ky është një shembull tjetër se si Irani po mbjell terror në Lindjen e Mesme,” thekson Haggari.

“Terrori që kultivon dhe provokon Irani është një problem global. Informacioni nuk mund të verifikohej fillimisht. Provat e gjetura duhet t’u përcillen partnerëve të Izraelit për verifikim”, shpjegoi zëdhënësi ushtarak izraelit.

Gjithashtu, në një dhomë nëntokësore u gjet një kasafortë me kartëmonedha dhe çanta që përmbanin më shumë se njëzet milionë shekel (rreth 5 milionë euro) para të gatshme.

“Ky është një fenomen i përsëritur, sasi të mëdha parash që ruhen në depo të organizuara nëntokësore për përdorim personal të zyrtarëve të lartë të Hamasit,” tha Hagari.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, udhëheqësit e Hamasit i investojnë paratë në mbijetesën e tyre personale dhe të familjeve të tyre.

Izraeli ka qenë armiku numër një i Iranit që nga Revolucioni Islamik në 1979. Hamasi, së bashku me milicitë e tjera si Hezbollahu në Liban dhe Houthi në Jemen, është pjesë e të ashtuquajturit Boshti i Rezistencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco