Pranga trafikantëve të Dritan Gjikës, si bëhej transporti i d*ogës; paratë pastroheshin nga kompanitë

Pranga trafikantëve të Dritan Gjikës, si bëhej transporti i d*ogës; paratë pastroheshin nga kompanitë

10:59, 07/02/2024
A+ Aa A-

Rrjeti i trafikut të drogës i drejtuar nga Dritan Gjika u godit gjatë një mega-operacioni në Ekuador duke vënë në pranga 30 persona. Gjatë operacionit u sekuestrua 2 ton drogë, 450 mijë euro, armë dhe pasuri të tjera.

Por, si funksiononte struktura kriminale e Gjikës? Mediat ekuadoriane kanë zbardhur detaje nga aktiviteti kriminal i trafikantëve. Sipas autoriteteve, rrjeti i trafikantëve përdorte portet në Ekuador për të transportuar drogën drejt Evropës, në Spanjë, Holandë, Belgjikë dhe në Turqi.

Autoritetet shpjeguan se trafikantët e sillnin drogën nga Valle del Cauca, në provincën ekuadoriane të Carchi - kufiri me Kolumbinë - dhe më pas ajo transportohej me kamionë në qendrat e grumbullimit në provincat e Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas dhe më pas e transferonin drogën në ferma dhe i kamuflonin në kontejnerë në mënyrë që të largohej nga portet e Ekuadorit për në Evropë.

Pastrimi i parave përmes kompanive

Kjo strukturë transnacionale kishte një drejtues shqiptar dhe se njerëz të tjerë mbështesin logjistikën, ishin drejtues të frontit ose ishin përgjegjës për pagesën e drogës.

“Ata përdorën kompani legale dhe kontaminuan produktet në kontejnerë. Këta njerëz hynë me një profil biznesmenësh të suksesshëm dhe, nëpërmjet kompanive të formuara ligjërisht, përdorën njerëz për të blerë pasuri të paluajtshme,” tha Drejtori i Policisë Kundër Narkotikëve të Ekuadorit, Ëilliam Villarroel.

Ai shtoi se të arrestuarit e kësaj strukture narkokriminale, përfshirë edhe kreun e grupit, nuk kanë mundur të justifikojnë 32 milionë dollarë amerikanë.

“Ata kishin gjashtë kompani në Ekuador dhe katër në Spanjë me aktivitet të madh tregtar, të cilat lehtësonin pastrimin e parave,” theksoi ai.

Zyrtari nuk përjashtoi që personat që mbështesnin grupin shqiptar për trafik droge dhe pastrim parash të kenë lidhje me grupet e klasifikuara si terroriste nga qeveria ekuadoriane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco