Shkon në 123 numri i të vdekurve në Kili, qindra të zhdukur

Shkon në 123 numri i të vdekurve në Kili, qindra të zhdukur

09:32, 06/02/2024
A+ Aa A-

Qindra njerëz janë ende të zhdukur në Kilin e shkatërruar nga zjarret, sipas autoriteteve, duke rritur frikën se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet nga 123 të identifikuar zyrtarisht.

Presidenti Gabriel Boric paralajmëroi se vendi po përballet me një “tragjedi të përmasave të mëdha”. Zjarret që u intensifikuan të premten po kërcënojnë tani skajet e jashtme të Viña del Mar dhe Valparaiso, dy qytete bregdetare të njohura për turistët.

Pamjet me dronë tregojnë lagje të tëra të shkrumbuara në rajonin Vina del Mar.

Autoritetet kanë vendosur një shtetrrethim në orën 21:00. Në zonat më të goditura u vendos shtetrrethimi dhe ushtria u dërgua për të ndihmuar zjarrfikësit të vënë nën kontroll flakët, ndërsa helikopterët hodhën ujë në përpjekje për të shuar flakët nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco