Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

09:21, 06/02/2024
A+ Aa A-

Rusi/ Protesta në Moskë, arrestohen 30 persona

Image

Autoritet ruse kanë arrestuar rreth 30 persona në qendër të kryeqytetit, pasi kanë marrë pjesë në një protestë kundër mobilizimit ushtarak me synimin për të luftuar në Ukrainë.

Gra të ushtarëve rusë që janë duke luftuar në Ukrainë, u organizuan në një portestë pranë murit të Kremlinit në një tubim paqësor. Sipas burimeve, pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin gazetarë, por më vonë, disa prej tyre u liruan.

Dënohet me vdekje shkrimtari kinezo-australian

Image

Yang Hengjun, shkrimtari kinezo-australian, është dënuar me vdekje në Kinë, pas akuzave për spiunazh. Pesë vite më parë, shkrimtari është akuzuar për një krim të tillë, të rëndë në Kinë.

Yang ishte shtetas australian dhe dënimi i tij me vdekje ishte i pabesueshëm për qeverinë australiane. Yang, 58 vjeç, u arrestua në vitin 2019  në aeroport kur mbërriti në qytetin jugor të Guangzhou me gruan e tij nga New York për të parë familjen në Kinë. Më pas, u akuzua për spiunazh, por i mohoi akuzat. Rasti i Yang është mbuluar me fshehtësi. Autoritetet kineze nuk kanë ofruar detaje mbi akuzat e tij duke përfshirë vendin për të cilin ai u akuzua për spiunazh.

Kryeministri izraelit thotë se Izraeli ka shkatërruar pjesën më të madhe të batalioneve të Hamasit

Image

Izraeli ka shkatërruar pjesën më të madhe të Hamasit, saktësisht 17 nga 24 batalione, ka thënë kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, duke shtuar se mbeten ende disa të tilla në jug të Gazës, në zonën Rafah.

Në një takim me kabinetin e tij, Netanyahu u shpreh se forcat izraelite do të përballen me situatën në jug të Gazës, për të fituar luftën.

Ndërkohë, situata në Rafah është shumë e vështirë dhe palestinezët po zhyten gjithnjë e më thellë në krizë humanitare.

Zjarret në Kili: Numri i viktimave shkon në 99

Image

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave në Kili, pas zjarreve masive që kanë pushtuar vendin. 99 persona kanë ndërruar jetën dhe qindra të tjerë mbeten në kërkim, pasi janë zhdukur.
 
Qeveria dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë ç’është e mundur për të vënë nën kontroll situatën, ndërsa vatrat e zjarrit janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco