Jeni gati për ta blerë? Shikoni sesi do të duket iPhone 16

Jeni gati për ta blerë? Shikoni sesi do të duket iPhone 16

15:32, 03/05/2024
A+ Aa A-
Apple do të lançojë serinë e iPhone 16 në mesin e shtatorit 2024.
 
Imazhet e modelit të fundit janë postuar nga Sonny Dickson i cili mbi çdo model iPhone shkroi edhe madhësinë e ekranit të tij dhe zbuloi pamjen e asaj se çfarë mund të prezantohet më vonë këtë vit.
 

Megjithatë, modelet mund të mos jenë 100% të sakta dhe kjo nuk do të konfirmohet derisa vetë Apple të zbulojë linjën e re të iPhone. Gjithashtu, kompania ka vendosur të mbajë një event më 7 maj, konferencë kjo për prezantimin e produkteve të reja.

Edhe pse ende nuk dihet se cilat produkte do të prezantohen, në internet po qarkullojnë thashetheme se gjiganti teknologjik do të zbulojë edhe disa iPad të rinj. Po ashtu, raportohet se Apple po punon edhe në të paktën dy prototipe për një telefon që paloset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco