Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Strategjia e Biden dhe Soros/ Elon Musk: Duan të mbushin listat e zgjedhësve me votues të importuar

Strategjia e Biden dhe Soros/ Elon Musk: Duan të mbushin listat e zgjedhësve me votues të importuar

20:29, 05/02/2024
A+ Aa A-

Prej ditësh, mediat e djathta në SHBA raportojnë se miliarderi amerikan, George Soros po derdh miliona për të kthyer Teksasin nga një shtet i djathtë, në një shtet të majtë.

Soros është donatori kryesor i demokratëve në këtë fushatë, raporton Fox News. Por përveç financimeve të shumta për demokratët në këtë shtet, mediat thonë se qëllimi është që të ketë sa më shumë emigrantë në listat e votimit. Në këtë mënyrë do të përmbyset edhe preferenca elektorale e Teksasit, që voton vazhdimisht për të djathtën amerikane.

Kjo strategji e të majtëve është denoncuar edhe nga miliarderi Elon Musk. Në një postim, ai tha se Joe Biden po lejon miliona njerëz të hyjnë në vend, me qëllim që demokratët të qëndrojnë gjithmonë në pushtet.

Musk postoi një artikull ku thuhej se Biden ka për qëllim që t’u ofrojë status legal për 11 milionë njerëz gjatë kohës që është në detyrë.

“Strategjia e Biden është shumë e thjeshtë.

E para, fut sa më shumë të paligjshëm në vend.

E dyta, legalizoji ata për të krijuar një shumicë të përhershme- një shtet njëpartiak.

Kjo është arsyeja pse po inkurajojnë kaq shumë emigracion të paligjshëm. E thjeshtë, por efektive,” shkruan Musk.

Sipas tij, numri i deportimeve të personave të dhunshëm ka rënë ndjeshëm.

“Kjo për shkak se çdo deportim është një votë e humbur. Ata po importojnë sa më shumë vota të jetë e mundur përpara zgjedhjeve,” thekson Musk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco