Nigeria ka koston më të ulët të jetesës në Afrikë - presidenca

Nigeria ka koston më të ulët të jetesës në Afrikë - presidenca

13:34, 05/02/2024
A+ Aa A-

Çmimet po rriten ndërsa inflacioni arrin nivelin më të lartë të 27 viteve.

Zyra e presidentit nigerian ka krijuar acarim me pretendimin e saj se ky vend i Afrikës Perëndimore gëzon  koston më të ulët të jetesës në kontinent. Kështu tha të dielën një këshilltar special, Bayo Onanuga, teksa hodhi poshtë kritikat nga një rival politik, i cili kishte thënë se politikat ekonomike të Presidentit Bola Tinubu vetëm sa po e vështirësonin jetën për nigerianët.

Sipas Numbeo, bazës së të dhënave online të kostos së jetesës, Nigeria ka një rezultat të lartë për përballueshmërinë. Por kjo nuk është për të gjithë 54 vendet e Afrikës, pasi vetëm 23 vende në kontinent u anketuan.

Renditja kombëtare e Nigerisë i jep pak komfort, qytetarëve të saj - të cilët po luftojnë me norma inflacioni rekord në ushqimet bazë dhe gjërat thelbësore, humbjen e subvencioneve të karburantit, si dhe një monedhë të dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco