I riu vetëvritet në qendrën e riatdhesimeve në Romë, emigrantët përleshen me policinë

I riu vetëvritet në qendrën e riatdhesimeve në Romë, emigrantët përleshen me policinë

12:12, 05/02/2024
A+ Aa A-

Trazirat në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës.

Disa të strehuar në këtë qender riatdhesimesh u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.

Netanyahu: Izraeli do të luftojë me militantët e Hamasit edhe në Rafah

Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë dhe një ushtar i Ushtrisë.

Më pas situata u kthye në normalitet.

Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco