Elon Musk i kërkohet të shkoj në një qendër rehabilitimi droge

Elon Musk i kërkohet të shkoj në një qendër rehabilitimi droge

11:37, 05/02/2024
A+ Aa A-

Rrethi i ngushtë i miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij i kanë kërkuar Elon Musk që të shkojë në një qendër rehabilitimi, nga frika se ai është i mbidozuar nga ketamina dhe substanca të tjera të paligjshme.

Siç shkruan gazeta britanike Dailymail rrethi i ngushtë i kanë kërkuan miliarderit 52 vjeçar që të shkonte në  institutin që ndodhet në ishujt Havai dhe që është në pronësi të investitorit Larry Ellison.

Miqtë e Musk kanë frikë se ky mbidozim nga lëndët narkotike mun të ndikojnë negativisht në gjashtë kompanitë që ai mbikëqyr duke përfshirë Tesla dhe Space X pasi ai u pa duke pirë një koktel eksazie dhe gjatë një festë në Hollywood.

Sipas Wall Street Journal, disa miq i kërkuan Musk të rehabilitohej disa muaj pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në tetor 2022.

Elon Musk menaxhon përmes gjashtë kompanive, asetet e investitorëve prej më shumë se 800 miliardë dollarësh.

Larry Ellison, pronari i ishullit Havai dhe njeriu i katërt më i pasur në botë, ishte ai që nxitoi për të ndihmuar kur Musk u pa në një festë hollivudiane duke konsumuar ekstazi.

Personeli i tij i sigurisë kishte inspektuar më parë zonën e festës përpara se Musk të merrte dozën e tij, siç raportoi Wall Street Journal.

Informacioni i ri del në dritë pas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Wall Street Journal se Musk kishte përdorur droga të paligjshme si ekstazi dhe kokaina, një zgjedhje jetese që indirekt preku qartë drejtuesit dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve në kompanitë e tij.

Por në vitet e fundit, mes drejtuesve  dhe anëtarëve të bordit në kompanitë e tij wshtw rritur gjithnjë e më shumë shqetwsimi se përdorimi i drogës nxiti sjelljen e çrregullt të Musk. 

Potencialisht, nën ndikimin e drogës, ai mund të rrezikojë afro 1 trilion dollarë asete të zotëruara nga investitorët, dhjetëra mijëra vende pune dhe pjesë të mëdha të programit hapësinor amerikan , siç komenton gazeta britanike “Daily Mail”.

Alvex Spiro, një nga avokatët e Musk, theksoi se CEO i Tesla kishte pranuar se ai "përdorte rregullisht drogë në SpaceX, por ai kurrë nuk dështoi në një test".

Musk tymosi marihuanë në emisionin e Joe Rogan dhe ka diskutuar publikisht recetën e tij për ketaminë të ngjashme me psikodelikën. 

Dëshmitarët janë shprehur për WSJ-së se pronari i X (dikur i Tëitter) ka përdorur gjithashtu LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikodelike, shpesh gjatë festave private të mbyllura në mbarë botën ku të ftuarit duhet të nënshkruanin një marrëveshje private dhe ti dorëzonin telefonat, për të shmangur bërjen e fotove që do ta vendosnin në një pozicion të keq.

Në vitin 2018, për shembull, Musk kishte konsumuar disa tableta me një substancë të rrezikshme në një festë që organizoi në Los Angeles, shkroi “WSJ”. 

Një vit më pas ai thuhet se konsumoi kërpudha magjike në një ngjarje në Meksikë dhe në vitin 2021 ai provoi ketaminë në një festë në Miami. 

Sipas raportit, biznesmeni i pasur përdori drogë edhe me anëtarin aktual të SpaceX dhe ish-anëtarin e bordit të Tesla-s , Steve Jarvetson.

Mjedisi i tij i afërt shpreh frikën se shkalla e varësisë së tij nga droga mund t'i shkaktojë atij një problem serioz shëndetësor ose një krizë në bizneset e tij.

Kompania e tij 'SpaceX' është e vetmja kompani amerikane e miratuar tani për të transportuar astronautët e NASA-s drejt dhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Megjithatë, duke përdorur vetë droga ilegale, ai ka të ngjarë të shkelë politikat federale, të cilat mund të rrezikojnë miliarda dollarë në kontratat qeveritare me SpaceX.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco