Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet perëndimore

Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet perëndimore

21:06, 02/02/2024
A+ Aa A-

Koreja e Veriut lëshoi të premten disa raketa, tha ushtria e Koresë së Jugut.

“Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) tha se u detektua një numër i paspecifikuar raketash të lëshuara nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut rreth orës 02:00 të natës”, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.

“Yonhap” tha se kjo ishte raketa e katërt e lëshuar nga Pheniani deri më tani këtë vit.

Koreja e Veriut tha së fundmi se ka testuar një model të ri raketash të lëshuara nga një nëndetëse, “Pulhwasal-3-31”, për të zgjeruar aftësinë e saj të sulmit bërthamor.

“Raketat që u lëshuan të dielën, goditën objektivin e tyre në një ishull në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë”, raportoi media shtetërore.

Pheniani pretendoi se kishte testuar të njëjtën armë për herë të parë ditë më parë.

Përveç raketave balistike me aftësi bërthamore, Koreja e Veriut ka testuar gjithashtu raketa lundrimi, të cilat i përshkruan si strategjike, në disa raste vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco