Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

Turqia arreston 7 spiunë të Mosadit

20:11, 02/02/2024
A+ Aa A-

Forcat turke të sigurisë arrestuan 7 persona të dyshuar se i kanë dhënë informacion shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad.

Arrestimet erdhën pas një bastisjeje të përbashkët nga policia dhe zyrtarët e agjencisë turke të inteligjencës MIT në Stamboll dhe qytetin perëndimor të Izmirit.

Një muaj më parë 34 persona me lidhje të dyshuara me Mossad u akuzuan për spiunazh.

Presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar Izraelin për ‘pasoja të rënda’ nëse synon të godasë anëtarët e Hamasit në tokën turke.

Turqia, ndryshe nga shumica e vendeve perëndimore dhe disa shteteve arabe, nuk e klasifikon Hamasin si një organizatë terroriste.

Raportet e mediave nëpërmjet zyrtarëve të paidentifikuar thonë se MIT zbuloi se Mossad po përdorte detektivë privatë për të monitoruar, fotografuar dhe gjurmuar anëtarë të dyshuar të Hamasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco