‘Bota nuk mund të braktisë fëmijët në Gaza’, UNICEF: Situata e tyre po bëhet çdo ditë e më e zymtë

‘Bota nuk mund të braktisë fëmijët në Gaza’, UNICEF: Situata e tyre po bëhet çdo ditë e më e zymtë

09:12, 02/02/2024
A+ Aa A-

Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF- it ka paralajmëruar se situata për fëmijët në Gaza po bëhet çdo ditë e më e zymtë. Në një postim në rrjetin social “X”, Russell tha se bota nuk mund t’i braktisë ata.

Ajo ndau gjithashtu një deklaratë nga UNICEF që u publikua në fillim të kësaj jave, e cila trajton pretendimet e disa stafit të UNRWA-s për përfshirje në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se çdo punonjës i OKB-së i përfshirë në akte terrori do të mbajë përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco