Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:29, 30/01/2024
A+ Aa A-

Zelensky mes dy luftërave: Asaj me Rusinë dhe ushtrinë ukrainase

Image

Ushtria ukrainase është përfshirë në një skemë mashtrimi, e zbuluar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Rreth 40 milionë dollarë të destinuara për të blerë pajisje ushtarake për shtetin, janë pëpjekur të përvetësohen.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës bëri me dije se 5 persona janë akzuar si të përfshirë në skemë dhe se njëri prej tyre u arrestua teksa u përpoq të largohej nga vendi. Dënimi, nëse shpallen fajtorë, shkon deri në 12 vite burg.

Prej disa kohësh Ukraina po mundohet të luftojë korrupsionin që ka përfshirë vendin, në mënyrë që anëtarësimi në NATO dhe BE të jetë më i shpejtë.

OKB u bën thirrje shteteve të vijojnë të dërgojnë ndihma për lehtësimin e situatës në Gaza

Image

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët po përballet me disa akuza për përfshirjen në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor. Ndërsa po hetohet mbi ngjarjen dhe përfshirjen, SHBA, Kanadaja, Italia, Holanda, Finlanda e të tjera shtete kanë ndërprerë ndihmat.

Me këtë rast, OKB-ja u ka bërë thirrje kombeve që të vijojnë të kontribuojnë, në mënyrë që të lehtësohet gjendja e tmerrshme në Gaza, pasi populli palestinez vuan për ujë të pijshëm, ushqime dhe pajisje mjekësore.

Izraeli do të heqë vizat për Kosovën

Image

Pas takimit mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osamani dhe ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, kjo e fundit u shpreh se qeveria izraelite ka rënë dakord për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave, e cila do të nënshkruhet së shpejti.

Ende nuk është bërë me dije data e miratimit të marrëveshjes, megjithatë, duhet theksuar se është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

Roboti “Slim” dërgon shenja jote dhe nis punën në Hënë

Image

Roboti japonez, i pagëzuar si “Slim” ka rinisur operacionin i tij. Ai u fik për 1 javë, pasi nuk furnizohej mjaftueshëm me energji, por mesa duket, problemi është zgjidhur dhe “Slim” ka kontaktuar me Agjencinë Hapësinore në Japoni, e cila tha se kontaktet janë vendosur sërish.

Tani që është sërish në funksion, “Slim” do të analizojë 

përbërjen e shkëmbinjve, si pjesë e studimeve për origjinën e hënës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco