Dramë në Mesdhe, që nga fillimi i vitit njëqind emigrantë të vdekur

Dramë në Mesdhe, që nga fillimi i vitit njëqind emigrantë të vdekur

22:19, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gati 100 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdheun Qendror dhe Lindor që nga fillimi i vitit 2024, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) të hënën (29/1).

Një nga incidentet më vdekjeprurëse këtë muaj përfshiu rreth 40 emigrantë tunizianë, të cilët u zhdukën pasi hipën në një varkë të destinuar për në bregdetin italian.

Raporti i fundit “është një kujtesë e fortë se një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin rrugë të sigurta dhe të rregullta… është e vetmja zgjidhje që do të përfitojë si për emigrantët ashtu edhe shtetet,” tha drejtori i përgjithshëm i IOM.

Deklarata e saj u bë gjatë një samiti të liderëve afrikanë në Romë për migracionin.

Programi i IOM-it për Emigrantët e Zhdukur zbuloi se 3,041 emigrantë vdiqën ose u raportuan të zhdukur në Mesdhe vitin e kaluar – një rritje e konsiderueshme me 2,411 në 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco