Gjeneralët e NATO-s: Duhet të përgatitemi për sulmet me raketa ruse në Evropë

Gjeneralët e NATO-s: Duhet të përgatitemi për sulmet me raketa ruse në Evropë

21:02, 29/01/2024
A+ Aa A-

Gjeneralët e lartë të NATO-s kanë paralajmëruar se aleanca duhet të përgatitet për sulmet ruse ndaj objektivave në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, nëse Kremlini vendos për zgjerimin e luftës përtej Ukrainës

Në një intervistë për gazetën britanike, The Times, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, komandanti i qendrës logjistike ushtarake të NATO-s në Gjermaninë jugperëndimore, u bëri thirrje aleatëve që të heqin barrierat që pengojnë lëvizjen e trupave dhe pajisjeve, e cila gjë bën që vendeve t’iu vështirësohet puna për përdorin e armëve dhe pajisjeve të njëri-tjetrit në kohë krize.

Ndërsa shumica dërrmuese e burimeve dhe vëmendja ushtarake ruse ka ngecur në Ukrainë, ekziston shqetësim i thellë për hapat e mundshëm të ardhshëm. Udhëheqësit e NATO-s sugjerojnë se aleanca ka një mundësi, e cila mund të zgjasë deri në tre vjet për të konsoliduar mbrojtjen e saj kundër një ofensive të mundshme ruse në territorin e aleancës.

Sollfrank dhe gjeneralë të tjerë nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda shqetësohen se në këtë skenar, rusët do të sulmonin thellë prapa vijave të frontit në një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe ushtarake të nevojshme për të mbështetur përpjekjet e luftës.

Gjermania ka të ngjarë të veçohet si një “pushtet” qendror për përforcimin dhe linjat e furnizimit të NATO-s në Evropë, thanë ata. Objektivat e mundshëm variojnë nga fabrikat e municioneve dhe qendrat e komandës deri te termocentralet, urat dhe hekurudhat.

Këto paralajmërime bazohen pjesërisht në luftën në Ukrainë, ku Rusia ka nisur sulme të rënda ajrore dhe raketore larg vijave të betejës ndërsa ukrainasit gjithashtu po synojnë gjithashtu deponitë e municioneve, postet komanduese dhe depot e karburanteve brenda territorit të Rusisë.

 Sot, frenimi i pushtimit nuk është vetëm një çështje e fuqisë ushtarake, por aftësisë për ta arritur atë aty ku duhet brenda disa ditësh dhe për të vazhduar ta bëjmë këtë gjatë një lufte që mund të zvarritet me muaj apo edhe vite.

Gjatë fundjavës, Bild raportoi se forcat e armatosura gjermane kishin filluar planifikimin për këtë mundësi, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe sabotimet ruse kundër objektivave gjermanë. Thuhet se parashikohet vendosja e trupave për të mbrojtur pikat kritike në rrjetin logjistik.

Perspektiva e sulmeve raketore ruse i ndërlikon më tej gjërat. Përgjigja e qartë është ngritja e një mburoje të mbrojtjes ajrore dhe raketore mbi vende veçanërisht të rëndësishme.

Megjithatë, këto sisteme mund të mposhten nga një numër i madh sulmesh ose mund të anashkalohen duke përdorur mjete të tilla si sabotimi, bllokimi dhe lufta kibernetike.

 Një tjetër dhimbje koke e rëndësishme për planifikuesit e NATO-s është rrëmuja e madhe e rregulloreve që kufizojnë shkëmbimin dhe transportin e pajisjeve ushtarake, jo vetëm midis vendeve, por edhe midis pjesëve të ndryshme të Gjermanisë. Ushtrimet ndërkufitare shpesh përfshijnë sasi marramendëse dokumentesh që do të kushtonin kohë kritike në një krizë ushtarake.

Për disa vite, udhëheqësit e aleancës kanë shpresuar të krijojnë një ekuivalente ushtarake me zonën Shengen, e cila lejon një udhëtim kryesisht pa viza midis vendeve pjesëmarrëse.

Tani po zhvillohen bisedime për të krijuar një seri “korridoresh ushtarake” në të gjithë Evropën dhe rezultatet mund të shpallen përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Uashington në muajin korrik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco