Traktorët bllokojnë rrugët kryesore të Europës/ Pse po protestojnë fermerët?

Traktorët bllokojnë rrugët kryesore të Europës/ Pse po protestojnë fermerët?

20:20, 29/01/2024
A+ Aa A-

Fermerët e shumë vendeve evropiane, që nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda janë hedhur në protestë. Sipas BBC, rrugët kryesore të Europës janë bllokuar nga traktorët, ndërsa fermerët kanë nisur të ashtuquajturin ‘rrethim të Parisit’. Sipas tyre, qëllimi është që të pengojnë furnizimin e supermarketeve me ushqim. Po pse po protestojnë fermerët?

Nga Laura Gozzi, BBC

Ja një vështrim i shpejtë se përse dhjetëra mijëra fermerë kanë hipur mbi traktorët e tyre dhe kanë bllokuar rrugët në mbarë Europën.

Ata kanë vështirësi me krizën e kostove të jetesës dhe tani kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për politikat e qëndrueshmërisë të Bashkimit Europian e deri te efektet e luftës në Ukrainë.

Por në të gjithë bllokun, pakënaqësia shpesh nxitet nga zemërimi me politikat e BE-së.

Sektori i bujqësisë i ka parë gjithmonë me dyshim masat e marra nga BE për të rinovuar Politikën e Përbashkët Bujqësore prej 55 miliardë eurosh në mënyrë që ta bëjë atë më të qëndrueshme. Më shumë se 70 përqind e këtyre parave shpenzohen për pagesa direkte për fermerët si një rrjetë sigurie.

Rinovimi përfshin një detyrim për t’i kushtuar të paktën 4 përqind të tokës së punueshve veçorive joproduktive, si dhe një kërkesë për të kryer rotacionin e të korrave dhe për të reduktuar përdorimin e plehrave me të paktën 20 përqind.

Shumë fermerë kanë argumentuar prej kohësh se këto masa do ta bëjnë sektorin bujqësor europian më pak konkurrues ndaj importeve. Ata janë gjithashtu të shqetësuar se inflacioni ka ulur në mënyrë dramatike vlerën e pagesave direkte për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco